Presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe mbreti jordanez Abdullah II bënë thirrje për një armëpushim të përhershëm në Gaza dhe një zgjidhje me dy shtete.
“Përballë një numri të madh viktimash, ne, krerët e shteteve të Egjiptit, Francës dhe Jordanisë, kërkojmë zbatimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të rezolutës 2728 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se “zgjidhja me dy shtete”, pra një marrëveshje për një armëpushim që përfshin ekzistencën e dy shteteve të pavarura, është i vetmi “opsion i besueshëm për garantimin e paqes dhe sigurisë”.
/abcnews.al