Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Noel Barrot, ka deklaruar se vendi i tij është “i vendosur” të njohë një shtet palestinez.
Në qëndrimin e tij ai shprehet kritik ndaj Izraelit për situatën në Rripin e Gazës, dhe vendosjes së bllokadës humanitare, të cilën e quan të pajustifikueshme.
“Ne nuk mund t’u lëmë fëmijëve të Gazës një trashëgimi dhune dhe urrejtjeje. Prandaj, e gjithë kjo duhet të ndalet, dhe pikërisht për këtë arsye jemi të vendosur të njohim një shtet palestinez”, ka thënë Barrot.
Ai po ashtu deklaroi se Parisi e mbështet nismën e Holandës për të rishqyrtuar marrëveshjen e bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe Izraelit.
/abcnews.al/