Franca do të përgatisë një rezolutë të re për armëpushim

schedule15:29 - 22 Mars, 2024

schedule 15:29 - 22 Mars, 2024

Franca do të punojë për një rezolutë të re të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim në Gaza, tha presidenti Emmanuel Macron.

Duke folur në fund të një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel, Macron thotë se Franca do të “rifillojë punën në bazë të projekt-rezolutës franceze në Këshillin e Sigurimit dhe të punojë me partnerët amerikanë, udhe arabë për të arritur një marrëveshje”.

“Këshilli i Sigurimit duhet të bëjë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe akses humanitar”, shtoi ai.

Komentet e tij pasuan një votim mbi një rezolutë të hartuar nga SHBA, i cili dështoi për shkak të vetos nga Rusia dhe Kina.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!