Franca ashpërson masat për shkak të Omicron

schedule15:00 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 15:00 - 28 Dhjetor, 2021

Franca ka vendosur kufizime më të rrepta për shkak të përhapjes së Omicron. Duke filluar nga 3 janari, puna në shtëpi do të bëhet e detyrueshme dhe tubimet publike do të kufizohen në 2000 persona.

Ky vendim vjen pasi vendi regjistroi mbi 100,000 raste të shtunën- numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu vendet në të gjithë Europën po shtrëngojnë masat për shkak të përhapjes së Omicron.

Studimet sugjerojnë se varianti është më i butë se Delta,  dhe ka 30% deri në 70% më pak gjasa  që të infektuarit të shtrohen në spital.

Franca ka regjistruar 9,146,451 raste dhe 122,898 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!