Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, Franca ka vendosur të realizojë teste të shpejta në aeroporte për COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë Jean –Baptiste Djebbari tha se testet do të realizohen në fund të tetorit.
Sipas shkencëtarëve testet e shpejta mund të diagnostikojnë COVID-19, brenda 90 minutave pa pasur nevojë për një laborator.
Franca fillimisht do të ofrojë teste për pasagjerët në destinacione përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Italinë, tha Z. Djebbari, si dhe mbërritjet nga vendet që konsiderohen më me rrezik për shkak të koronavirusit, ku rastet e infeksionit janë të larta.
Testimi mund të fillojë në aeroportet Paris Roissy Charles de Gaulle dhe Orly.
/abcnews.al/

