Agjencia e OKB-së për refugjatët ka deklaruar se situata në Ukrainë po përkeqësohet me ritme të shpejta dhe u bëri thirrje vendeve fqinje që të mbajnë të hapur kufijtë për ukrainasit që kërkojnë një strehë të sigurt, shkruan BBC
Disa vende europiane në kufi me Ukrainën po përgatiten tashmë për mbërritjen e refugjatëve që po i largohen pushtimit rus. Polonia po ndërtojnë strehë të përkohshme dhe spitalet po përgatisin shtretër për ukrainasit e plagosur, sipas një deklaratë të ministrisë së shëndetësisë të vendit.
Hungaria dhe Sllovakia kanë shprehur gatishmërinë të mirëpresin refugjatët dhe po dërgojnë trupa shtesë për të menaxhuar fluksin në kufijtë e tyre me Ukrainën. Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, tha: “Tregoni dhembshuri dhe mirëkuptim për të gjithë emigrantët.”
Gjermania ka ofruar gjithashtu ndihmë humanitare për vendet në kufi me Ukrainën.
/abcnews.al