20 mijë negativë fotografish dhe 10 mijë të stampuara, ky është koleksioni i fototekës së çiftit nga Kukësi, Safet dhe Gjylzade Dokle të shkrepura për 40 vite në çdo cep të qytetit verilindor. Arkivi iu dhurua Muzeut Kombëtar
“Marubi” përmes një ceremonie në Ministrin e Kulturës. Namik Dokle thotë se kjo pasuri fotografike është fryt i këtij binomi. Pasion dhe punë. Pasioni ishte i Safetit dhe puna e pa lodhur ishte e Gjylzades”.
Prej 42 vitesh i biri Ramadan Dokle, kujdeset dhe e mirëmban këtë fototekë, pasi na tregon foton më të dashur të gjithë fisit Dokle që është gjyshja, ai thotë se kjo është një ditë gëzimi, pasi po çon më tej pasionin e prindërve.
“Gëzimi më i madh për prindin është kur marton fëmijët, por edhe ky është një gëzim i madh për mua, pasi mundin e prindërve e dorëzova në Muzeun Kombëtar të fotografisë” Marubi” në Shkodwr. Fotografitë janë shkrepur në vitet 30 deri në vitet 70 në gjithë rrethinat e Kukësit”
Drejtori i Fotografisë Marubi Luçiano Bedeni e cilëson një koleksion të pasur dhe shumë të veçantë.
“ Më vjen mirë që ky dhurim konçidon edhe me 100 vjetorin e lindjes së tyre. Është një koleksion fantastik, i katologuar mjaft mirë , çdo imazhi depozituar wshtw i shoqëruar me detaje . Në këto fotografi pasqyrohen ceremoni festash, inaugurime veprash institucionale si dhe dëshmohen vlerat etnografike”
Ministrja e kulturës e cilësoi këtë akt të familjes Dokle historik.
Që nga viti 2015 Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është pasuruar me dhurimin e koleksioneve të fotografëve Mehmet dhe Osman Kallfa, nga Tirana duke u pasuar nga fototekwn e Piro Mosit nga Saranda në vitin 2016 dhe tashmë ky është koleksioni i tretë që dhorohet në 7 vite. /abcnews.al