Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTOT/ Shpërthimi i fortë në Sarandë, një i vdekur. Pamjet e para nga vendngjarja

schedule23:28 - 4 Tetor, 2025

schedule 23:28 - 4 Tetor, 2025

SARANDË- Qyteti bregdetar i Sarandës është tronditur nga një ngjarje e rëndë kriminale. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas të dhënave të para, viktima është identifikuar si Jusuf Jaçaj, i cili u gjet i pajetë brenda një automjeti fuoristradë.

ABC News ka siguruar një foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes, ku shihet automjeti i shkatërruar.



Nga shpërthimi janë shënuar edhe dëme materiale në disa biznese dhe në një automjet tjetër në zonë. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e krimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!