Bebe Rexha po shijon disa ditë pushime me të dashurin në Meksikë. Paparacët kapën disa momente romantike të artistes me origjinë shqiptare, por vëmendje morën format e saj trupore. Si duket komentet rreth trupit të saj nuk i kanë pëlqyer aspak këngëtares, e cila ka reaguar përmes një videoje në rrjete sociale.
Bebe ka treguar trupin e saj e veshur me bikini, ndërsa shprehet se në realitet nuk është ashtu si në fotot e paparacëve. Më tej, autorja e hitit “Baby, I’m Jealous” pranon se ka celulit dhe strija ashtu sikurse çdo femër tjetër.
“Unë shkova në Meksikë me të dashurin tim dhe paparacët postuan disa foto të miat. Dua t’ju tregoj se si unë dukem me rrobabanjot e mia. Ky është trupi im pa filtra dhe nuk ka lidhje me ato fotot e shëmtuara që janë publikuar në media. Kam shenja, strija, celulit, por nuk kam bërë ndërhyrje, nuk e kam prekur kurrë trupin tim. Më pëlqen të ha dhe kam ilaçe për shëndetin mendor, kështu që kjo jam unë.”, tha Bebe. /abcnews.al