Fotot me lojtarët, Erdogan zemëron Gjermaninë

schedule14:38 - 15 Maj, 2018

schedule 14:38 - 15 Maj, 2018

Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka nxitur zemërimin e Gjermanisë pasi përdori dy yje të futbollit si Ozil dhe Gundogan për qëllime politike. Federata Gjermane e Futbollit i tërhoqi vërejtje dy futbollistëve dhe u kërkoi që të mos përsëritej.

Federata Gjermane e Futbollit ka kritikuar lojtarët e saj Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan pasi u fotografuan me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Dy futbollistët e lindur në Gjermani, të dy me origjinë Turke, i dhuruan kreut të shtetit fanella me autografe gjtë një eventi në Londër.

“Për Presidentin tim të nderuar, me shumë respekt”, shkruajti Gundogan, i cili luan në Preimer Ligë me Mançester Sitin.

Ndërsa Ozil është në ekipin e Arsenalit. Të dy futbollistët po përgatiten për Kupën e Botës që zhvillohet muajin që vjen në Rusi, në të cilën Gjermania është ndër vendet favorite për ta fituar.

Ky fotografim vjen në një kohë kur Erdogan po bën fushatë për rizgjedhjen e tij në drejtim të vendit. Gjithashtu shumë politikanë gjermane kanë kritikuar futbollistët, duke vënë në dyshim besnikërinë e tyre për vlerat demokratike të Gjermanisë. Presidenti i Federatës së Futbollit, Reinhard Grindel, tha se futbolli dhe përfaqësuesja gjermane ruajnë vlerat të cilat nuk janë respektuar mjaftueshëm nga Erdogan.

Megjithatë, menaxheri i kombëtares gjermane, Oliver Bierhoff, tentoi të qetësonte situatën dhe theksoi se futbollistët nuk ishin në vetëdijshëm për vlerën simbolike të imazhit. Gjithashtu ritheksoi se nuk ishte diçka e mirë.

Ndërkohë, Erdogan ndodhet në pushtet në Turqi që prej 15 vitesh dhe po kërkon të rizgjidhet president në zgjedhjet e parakohëshme të 24 Qershorit. Për të siguruar këtë, partia e tij ka goditur rëndë kundërshtarët, veçanërisht pas grushtit të dështuar të shtetit të korrikut të 2016.

Policia turke ka arrestuar që prej asaj kohe qindra mijëra persona që akuzohen se kanë lidhje me imamin Fetullah Gylen, të cilin Erdogan e konsideron armik. Ndër personat e arrestuar janë aktivistë opozitarë, gazetarë, mësues, avokatë dhe punonjës të tjerë publikë./abcnews.al