Fotot + Emrat/ Fshihnin drogën në lavatriçe, arrestohen dy shqiptarë

schedule17:04 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 17:04 - 12 Dhjetor, 2017

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë për shpërndarje të lëndëve narkotike në Cosenza.

Në prangat e autoriteteve ranë Fabian Gjergji, 28 vjeç dhe Klesti Qose, 29 vjeç. Policia kishte kohë që i vëzhgonte shqiptarët, të cilët e fshihnin drogën në një lavatriçe.

Arrestimi i tyre u krye pas një hetimi të gjatë që kishte filluar që vitin e kaluar, ku prej operacionit “Black Horse” (Kali i Zi) janë arrestuar tetë persona. Në sajë të shumë përgjimeve, autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi totale prej 3528 kilogramësh marijuanë dhe 526 gramë heroinë.

Sipas mediave lokale, droga sigurohej nga Ballkani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!