Gazetarja e ABC News, Bleona Sari ka siguruar foton e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi i cili u gjet i vrarë në Tepelenë.
44-vjeçari Edoardo Sarchi, ndërroi jetë këtë të shtunë, 27 shtator në rrethana ende të paqarta në fshatin Salari të Tepelenës. Ka qenë një patrullë policie që rastësisht, pa zbardhur e shtuna, ka gjetur trupin e pajetë në anë të rrugës së fshatit.
Edoardo Sarchi ishte ortak në një fabrikë tullash në Tiranë. Prej rreth 25 vitesh jetonte në zonën e Laprakës. Në bazë të ekspertizës mjekoligjore që i është bërë trupit të pajetë burime thanë për ABC News se dyshohet qe vdekja është shkaktuar nga një goditje e fortë që ka shkaktuar edhe gjakderdhje fatale në kokën e viktimës, gjë që bie ndesh me deklaratën e ortakut të biznesmenit, pasi përpara oficerëve të policisë gjyqësore ai u shpreh se pati të shtëna me armë dhe autori ishte larguar nga vendi I ngjarjes.
Policia ende nuk ka zbardhur shkakun konkret te vrasjes por po heton në 2 pista. Uniformat blu kanë shoqëruar dhe po marrin në pyetje pesë persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur biznesmeni ka humbur jetën.
Policia ka pikëpyetje se pse ata nuk kanë njoftuar për vdekjen e 44-vjeçarit, por ai u gjet rastësisht nga patrulla në rrugë./abcnews.al

