Teksa lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është duke vazhduar me mijëra ukrainas që largohen nga vendi për një strehë më të sigurt, presidenti Volodymyr Zelensky vizitoi banorët e Kievit që janë plagosur gjatë evakuimeve.

Me buqetë me lule për të shtruarit në spital, Zelensky vizitoi familjen Vlasenko, e cila u sulmua nga pushtuesit rusë gjatë evakuimit nga qyteti Vorzel, Rajoni i Kievit.

Zelensky i dhuroi familjes Vlasenko lule, ëmbëlsira dhe fruta.

Sipas Zyrës së Presidentit të Ukrainës, familja Vlasenko u zhvendos në Rajonin e Kievit nga Krimea, kur gadishulli u pushtua nga Rusia, pasi ata nuk donin të merrnin nënshtetësinë ruse.

Në spital, Presidenti i Ukrainës komunikoi edhe me banorë të tjerë të Rajonit të Kievit, të cilët po trajtohen në spital./abcnews.al/

