(FOTOLAJM) Shuhet Diogo Jota/ Mbahet ceremonia e lamtumirës në Portugali, të pranishëm futbollistë të Liverpool

schedule13:07 - 5 Korrik, 2025

schedule 13:07 - 5 Korrik, 2025

Skuadra e Liverpool dhe e gjithë Portgualia po i japin lamtumirën e fundit yllit të futbollit Diogo Jota dhe vëllain të tij të vogël Andre Silva, të cilët humbën jetën në një aksident automobilistik në Spanjë të enjten.

Në funeralin dhe nderimet e fundit që po mbahen në Portugali, janë të pranishëm shumë lojtarë të ekipit të Liverpoolit, përfshirë kapitenin Virgil Van Dijk, Andreë Robertson, Alexis Mac Allister, Darëin Nunez, Curtis Jones, Conor Bradley, Ryan Gravenberch, Cody Gakpo, Federico Chiesa dhe Ëataru Endo. Po ashtu, ish-lojtarët e Liverpoolit, Jordan Henderson dhe James Milner, kanë nderuar kujtimin e Jota-s dhe vëllait të tij, duke qenë të pranishëm në këtë moment të dhimbshëm. Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, gjithashtu ishte i pranishëm në ceremoni.

Nga ana tjetër, disa bashkëlojtarë të Jota-s nga ekipi i Portugalisë, përfshirë kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes, yllin e Manchester City, Bernando Silva, dhe sulmuesin e Chelsea, Joao Felix, janë bërë pjesë e këtij momenti të dhimbshëm, duke qëndruar pranë familjes së tij.

Ky funeral ka bashkuar disa nga lojtarët më të njohur të futbollit ndërkombëtar, të cilët kanë ardhur për të nderuar jetën dhe karrierën e një futbollisti të dashur, dhe për të mbështetur familjen në këtë humbje të rënde.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!