FOTOLAJM/ “Seanca” jashtë dyerve të Kuvendit: Ngjyra, taka të larta e kostume, si u veshën sot deputetët

schedule12:29 - 16 Qershor, 2022

schedule 12:29 - 16 Qershor, 2022

Kuvendi është rikthyer sot në seancën e radhës plenare dhe veç debateve në sallë, si zakonisht ajo që bie në sy është “parada” e deputetëve në hyrje të institucionit.
Deputetet shihen të veshura elegante dhe herë me dominim të ngjyrave e herë bardhezi.

Kjo ka qenë zgjidhja për deputeten Grida Duma, e cila ka hyrë në Kuvend duke mbajtur syze dhe një laps në dorë.

E zeza ka qenë zgjedhja edhe për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, për deputetet demokrate kanë qenë parësore ngjyrat.

Ndërkohë, kolegët e tyre si zakonisht janë veshur me kostumin klasik dhe kollare, me pak prej tyre që e thyejnë këtë rregull.Nga ana tjetër, brenda sallës është mbajtur interpelanca me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, thirrur nga deputeti Ervin Salianji dhe vijon debati për rendin e ditës./abcnews.al