FOTOLAJM/ PD-PS, votë pro vettingut, deputetët e Berishës mblidhen në fund të sallës

schedule11:43 - 10 Shkurt, 2022

schedule 11:43 - 10 Shkurt, 2022

PD konfirmoi votën pro zgjatjes së mandatit për organet e vettingut në seancën e sotme plenare duke kurorëzuar kështu me sukses javë të tëra negociatash intensives mes ndërkombëtarëve, selisë blu dhe Partisë Socialiste.

Këta të fundit u detyruan që të japin konsensus për mbarëvajtjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët si edhe do të votojnë sot për ngritjen e komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale.

Por, ndërkohë që PD dhe PS kanë rënë dakord për të votuar pro zgjatjes së mandateve të organeve të vettingut, mbështetësit e Berishës janë shprehur se do të votojnë kundër.

Në kuadër të kësaj, ndërkohë që në seancë janë duke u mbajtur  dy interpelanca, në karriget e fundit të sallës është duke u zhvilluar një bisedë intensive mes mbështetësve të Berishës. Siç shihet në foton e siguruar nga abcnews.al, tre deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi si edhe Luan Baçi janë mbledhur në fund të sallës duke konsumuar një bisedë të gjatë mes tyre.

Një ditë më parë Edi Paloka tha se do të votonte kundër zgjatjes së mandatit, po ashtu edhe vetë Berisha deklaroi të njëjtën gjë në intervistën e fundit në Log. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!