FOTOLAJM/ Pas përplasjeve në distancë, Meta dhe Yuri Kim shtrëngim duarsh dhe të buzëqeshur

schedule11:39 - 23 Maj, 2021

schedule 11:39 - 23 Maj, 2021

Ceremonia e Dita e hapur e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane, “Defender Europe 21”  bëri bashkë paraditen e kësaj të dielë, kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në nisje të aktivitetit nuk ka munguar edhe një përshëndetje e ngrohtë mes kreut të shtetit dhe ambasadores amerikane. Meta dhe Kim kanë shtrënguar duart, ndërsa aparatët fotografikë i kanë fiksuar në një moment të qeshur.

Lexo edhe: Yuri Kim: Marrëdhënia shqiptaro-amerikane mbi çdo gjë, do jemi krah jush përballë sfidave

Ky takim mes presidentit dhe kryediplomates amerikane vjen pas përplasjes së fortë të tyre në distancë, ku shkak u bënë zgjedhjet e 25 prillit. Ambasadorja kritikoi kreun e shtetit për retorikën e tij të ashpër gjatë fushatës elektorale. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!