FOTOLAJM/ Flamur Noka shkel ligjin, qendron brenda qendrës së votimit në Elbasan

schedule16:48 - 14 Maj, 2023

schedule 16:48 - 14 Maj, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Foltores, Flamur Noka vijon të qëndrojë nëpër qendrat e votimit në Elbasan, në shkelje të ligjit.

ABC News ka siguruar një foto kur shihet se Noka ndodhet brenda qendrës së votimit 2473 dhe i kërkohet që të dalë nga aty.

Ky nuk është incidenti i parë që shkaktohet nga kandidatë apo përfaqësues të Foltores në ditën e zgjedhjeve.

Më herët, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi ushtroi presion ndaj zgjedhësve në mjediset e qendrës së votimit Nr.2390/01 në Bradashesh.

Në Dibër, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka hyri në disa qendra votimi dhe intimidoi zgjedhësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!