Fotolajm/ Flakët përpijnë Katedralen e Notre Dame

schedule20:38 - 15 Prill, 2019

schedule 20:38 - 15 Prill, 2019

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë njërën prej katedraleve më emblematike në botë, atë Notre Dam në Paris. Zjarri ka përfshirë pjesën e çatisë së katedrales së famshme që gjendet në zemër të kryeqytetit francez. Sipas zëdhënësit të Notre Dam, zjarri ka rënë rreth orës 18.50 dhe ende nuk është shuar. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, ndërkohë që mediat franceze raportojnë për një perimetër të gjerë sigurie. Zjarri është i dukshëm në çatinë e objektit dhe ai dyshohet se ka lidhje me punën që po bëhej për rikonstruksionin e ndërtesës, e cila rezulton të jetë një ndër më të vizituarat në Evropë me rreth 13 milion turistë që e vizitojnë çdo vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!