Ish-kryebashkiaku Elvis Roshi është fotografuar i maskuar me kapuç mes turmës në takimin elektoral të Sali Berishës në Kavajë, në një përpjekje të dukshme për të shmangur vëmendjen publike dhe kamerat.
Sic duket edhe në foto, Roshi është pozicionuar pas rreshtave të parë, duke ndjekur nga afër zhvillimet e takimit. Por më shumë se prania e tij fizike, ajo që ka habitur është fakti se Roshi, dikur kundërshtar politik i Berishës, tani është vendosur në qendër të fushatës së PD-së në Kavajë.
Kujtojmë se në kohën që ishte me PS cilësohej si kriminel prej opozitës, ndërsa tani që ka kaluar në krahun blu duke mbështetur familjarin e tij që garon në PD, është në rregull.
“Qytetaret denoncojne me guxim shefin e komisariatit te Kavajes dhe mikun e Rames, Ervis/ Elvis Rroshin dhe banden e tij, qeveria hesht!” shkruante asokohe Berisha./abcnews.al