Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit dypalësh në Kremlin ku ra në sy edhe tavolina e madhe, në të cilën lideri rus takoi edhe Presidentin Macron.
Putin dhe Scholz ishin ulur në të njëjtin pozicion siç ishte ulur edhe Macron.
Gjatë fjalës së tij Putin tha se e shihte si partner Gjermaninë, ndërsa kërcënimeve të Perëndimit për “ngrirjen” e projektit Nord Stream2 ai iu përgjigj se bëhej fjalë për një investim krejtësisht tregtar që nuk kishte lidhje me politikën. /abcnews.al