FOTOLAJM/ Dengje bari në shesh, Veliajn e “zë vapa”, ministret flasin në vesh: Çfarë nuk u pa nga Kongresi

schedule11:54 - 9 Prill, 2022

schedule 11:54 - 9 Prill, 2022

Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur punimet mëngjesin e sotëm. Faza e parë u përmbyll në mesditë.

Në sheshin “Nënë Tereza”, ishin të pozicionuar pesë panele, ku u zhvilluan diskutime për një sërë çështjesh që lidhen, me bujqësinë, rininë, energjinë, shëndetësinë etj.

LSA ka sjellë disa momente pikante nga këto punime. Ajo që binin në sy në panelin e bujqësisë ishin dengjet e barit, ku ishin ulur të pranishmit. Sakaq, në një moment shihet teksa dielli i  nxehtë sot bezdis kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në një foto tjetër duket momenti kur ministren Delina Ibrahimaj dhe Ogerta Manastirliu komunikojnë privatisht.