Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA sulmon Venezuelën/ Trupa amerikane kapin Maduron dhe gruan e tij

schedule08:37 - 3 Janar, 2026

schedule 08:37 - 3 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara nisën një sulm tokesor në Venezuelë, duke goditur bazat ushtarake në vendin e Maduros. Presidenti Donald Trump, tha ne nje deklarate ne trouth social se SHBA-të kanë kryer “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe kanë kapur rob udhëheqësin e saj, Presidentin Nicolas Maduro dhe gruan e tij, te cilet I kane nxjerre nga vendi me nje avion.

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në orën 2 të mëngjesit sipas orës lokale në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, dhe vende të tjera.

Presidenti Donald Trump  javët e fundit kishte lene te kuptohej mundësinë e sulmeve tokësore kundër Venezuelës dhe kishte deklaruar se ditët e Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, ishin “të numëruara”, pasi vendosi një flotë anijesh luftarake në Karaibe.



Pamjet  e zjarreve të mëdha me re tymi janë të dukshme ne pamjet e mediave te huaja. Dëshmitarë  të cituar nga agjencitë e huaja treguan për avionë ushtarakë që dëgjohen duke fluturuar në lartësi të ulët dhe per disa shperthime.

Qeveria e Venezuelës denoncoi ate qe e quajti “agresion ushtarak nga SHBA-të”, ndërsa Presidenti Maduro shpall gjendje të jashtëzakonshme kombëtare.

Në deklaratë, qeveria e Venezuelës konfirmoi se ishte sulmuar kryeqyteti Karakas, si dhe tre shtete të tjera: Miranda, La Guaira dhe Aragua.

“Objektivi i vetëm i këtij sulmi është të marrë kontrollin e burimeve strategjike të Venezuelës, në veçanti të naftës dhe mineraleve të saj”, shtoi qeveria, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të denoncojë atë që e quajti një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar që vë në rrezik miliona jetë.

Shpërthimet vijnë pas një fushate pesëmujore presioni të SHBA kundër Maduros, qe sipas shumë analistëve ishtë projektuar për të rrëzuar udhëheqësin venezuelian. Që nga shtatori, SHBA kanë kryer 30 sulme ndaj anije që kontrabandojnë drogë, duke synuar anijet në Paqësor dhe Karaibe.  / abcnews.al /

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!