Qyteza Nafpatkos afër Patras u trondit nga një vrasje pak ditë më parë, ku një biznesmen u qëllua për vdekje me thike për shkaqe xhelozie.
35-vjeçari Spyros Karelis u vra me thike nga një 32-vjeçar pasi ky i fundit dyshonte se biznesmeni shkonte me të dashurën e tij.
Sëfundmi, për mediat ka folur edhe artistja greke Anastasia Yousef, e cila kishte njohur vrasësin duke theksuar se ky i fundit kishte qenë i fiksuar edhe pas saj.
Mediat greke kanë publikuar edhe një foto të artistes me personin e dyshuar për këtë vrasje, për të cilin ajo u shpreh se i ishte prezantuar si fans, por më pas ishte shqetësuar prej tij. /abcnews.al

