Fotoja që mund t’ju shpëtojë jetën

schedule22:04 - 9 Gusht, 2018

schedule 22:04 - 9 Gusht, 2018

Fillimisht Jean Taylor nga Wigan iu duk qesharake të shkonte te mjeku për të pyetur rreth thonjve të saj të shtrembër.

Por mjekët e njohën menjëherë këtë simptomë të kancerit të mushkërive, edhe pse është shumë pak i njohur. Ata e dërguan për të bërë një sërë analizash, të cilat e konfirmuan frikën e tyre.

Taylor falenderoi mjekët që shpëtuan jetën e saj nga një detaj kaq i vogël, pasi skanerat treguan dy tumore me madhësinë e topit të golfit në të dyja mushëritë e saj.

Statistikat tregojnë se shanset për t’i mbijetuar kancerit të mushkërive janë ndër më të ultat, ndaj diagnozat e hershme janë shumë të rëndësishme.

53-vjeçarja u diagnostikua në fazën e parë. Ajo mendonte se thonjtë e saj të çuditshëm ishin gjenetik, pasi edhe e ëma, e cila humbi gjysmën e mushkërive për shkak të kancerit, i kishte.

Fatmirësisht vajza e Taylor bëri disa kërkime në internet mbi formën e çuditshme të thonjve dhe rezultoi se mund të ishin simptomë e kancerit.

Duke folur për përvojën e saj të hidhur, Taylor tha: “Këto thonj më kanë shpëtuar jetën dhe nuk kam ndërmend t’i pres!”. Ajo shpërndau fotografitë e thonjve të saj në rrjetet sociale, në mënyrë që të ndërgjegjësojë të gjithë personat që mund të jenë prekur nga kjo simptomë.

Fotografitë e saj janë shpërndarë mbi 85 000 herë dhe kanë marrë më shumë se 27 000 reagime. Madje shumë i dërgojnë fotografi personale të të njëjtës simptomë, ndërsa disa thonë se të afërmit e tyre e kanë ose e kanë patur këtë simptomë, por nuk e dinin që lidhej me kancerin e mushkërive.

Jean Taylor pritet t’i nënshtrohet dy operacioneve për të hequr kancerin në mushkëri, por shprehet optimiste për të ardhmen, pasi mund të mbështetet te familja dhe miqtë./tvklan.al