Fotoja që bëri lëmsh rrjetin, fansat ngatërrojnë Katy Perry-n me Adele

schedule08:13 - 23 Nëntor, 2020

schedule 08:13 - 23 Nëntor, 2020

Një fotografi e këngëtares Katy Perry është bërë shkak që fansat ta ngatërrojnë atë me kolegen e saj, Adele. Megjithëse, imazhi i kishte për qëllim të promovonte këngën e re të Perryt “Not The End of The World”, 36-vjeçarja tërhoqi vëmendjen nga ndjekësit, të cilën vunë në duke ngjashmërinë e madhe me autoren e hitit “Hello”.

Përveç modelit të flokëve, fansat kanë vënë re një ngjashmëri dhe në stil me Adele. “Është Adele?”, “Ekzaktësisht siç mendova unë, nuk duket fare si Katy”, “Edhe unë mendova se ishte Adele”, “Mendova se isha i vetmi që mendova kështu. Çfarë i ndodhi? Stili i saj i ngjan më shumë asaj të Adele”, janë disa nga komentet e tyre.

Ngjashmëria e pamohueshme: Ndërsa fotografia kishte për qëllim të promovonte këngën e saj të re, Katy tërhoqi shumë komente nga ndjekësit e saj të cilët pyesnin nëse fotoja ishte me të vërtetë e saj, apo e hitmakerit HelloNgjashmëria e pamohueshme: Ndërsa fotografia kishte për qëllim të promovonte këngën e saj të re, Katy tërhoqi shumë komente nga ndjekësit e saj të cilët pyesnin nëse fotoja ishte me të vërtetë e saj, apo e hitmakerit Hello

Kujtojmë që Perry mirëpriti fëmijën e parë me Orlando Bloom pak muaj më parë, Daisy Dove. “Ne jemi kaq të lumtur nga ardhja në jetë e vajzës tonë. Gjithashtu ne e dimë që jemi me fat, pasi jo të gjithë mund të kenë një eksperiencë lindjeje kaq paqësore sa ishte e jona.”, është shprehur çifti për UNICEF. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!