FOTOJA më e ëmbël/ Andresa shfaqet për herë të parë krah partnerit me barkun e rrumbullakosur

schedule20:17 - 9 Nëntor, 2022

schedule 20:17 - 9 Nëntor, 2022

Bukuroshja e ekranit, Andresa Ambrosio është në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo dhe partneri i saj, Mirko pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë. Çifti do të bekohen me një djalë dhe ishte vetë Andresa që e zbuloi gjininë gjatë një emisioni në transmetim direkt.

Ndërkohë, gjatë gjithë kësaj kohe, ajo edhe pse e rezervuar për jetën e saj private, ka publikuar herë pas here foto të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, çifti ka realizuar një set fotografik shumë të veçantë.

Ndërsa Mirko publikoi një foto bardh e zi, ku në pah duket barku i rrumbullakosur i moderatores. Normalisht që komentet kanë qenë të shumta dhe shumë pozitive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!