Pas fotos së publikuar një ditë më parë në Kuvend, Taulant Balla i është drejtuar përsëri kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook numri dy i Partisë Socialiste i kërkon kreut demokrat të sqarojë opinionin publik për lidhjet që ka sipas tij me të vëllain e njërit prej dy personave të shpallur në kërkim nga policia si porositësit e automjeteve ku u kapën 3.4 milionë euro.
Deklaratën e Kryetarit të Partisë Demokratike të bërë sot, Taulant Balla e sheh si përpjekje që shpifjen ta kthejë në qëndrim zyrtar selia blu, për ta përdorur si alibi në procesin gjyqësor.
“Por kjo nuk e shpëton dot Lulëzim Bashën”, paralajmëroi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla./abcnews.al