Fotoja e tij, ulur në një karrige përpara presidentit të SHBA-së bëri xhiron e medieve dhe një pjesë e lexuan si nënshtrim dhe poshtërim, që i bëri Trump, por Presidenti i Serbisë, Vuçiç u shpreh se ishte nder për të që të bisedonte me të në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
“Kam provuar që propozimet që janë në interes të Serbisë dhe rajonit të merren parasysh. Nuk është në natyrën time, ta godas me shqelm karrigen e të them se po dal jashtë.
Imagjinoni ndonjë president të vendeve tona të vogla në rajon, ta kenë shansin të flasin në Zyrën Ovale, vetëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara, ata ta ofrojnë një karrige dhe ti të thuash: jo më falni, nuk jam i interesuar për këtë karrige, tani do ta shqelmoj dhe do të dal jashtë sepse s’më intereson për Amerikën dhe për mua më me rëndësi është të zhdukem nga këtu sesa të ulem në këtë karrige.
Kjo nuk është në natyrën time”, ka thënë Vuçiç. db/abcnews.al