Fotoja bëhet virale, një besimtar i jep puthje në ballë Papës

schedule15:49 - 20 Shkurt, 2020

schedule 15:49 - 20 Shkurt, 2020

Një besimtar i ka dhënë një puthje në ballë Papës. Papa Françesku ka realizuar një vizitë në sallën e “Paul VI”, ku edhe është surprizuar nga gjesti i një burri 40-vjeçar. I veshur thjeshtë me një bluzë blu, 40-vjeçari përveçse e puthi në ballë ka arritur ta përqafojë Papën.

Mediat e huaja shkruajnë se Papa gjatë fjalës së tij i kushtoi rëndësi të veçantë audiencës së besimtarëve ku edhe iu drejtua me mesazhe për të qëndruar larg dhunës.

Mësohet se personi i cili arriti ti jepte në puthje të ngrohtë Papës ishte pjesë e eventit të aktorit dhe piktorit francez 89-vjeçar, Michel Lonsadale, një katolik i angazhuar për një kohë të gjatë në “Rinovimin Karizmatik”, një lëvizje që ka dhjetëra miliona besnikë në të gjithë botën dhe që Papa Françesku takohet çdo vit.

Tashmë fotografia është bërë virale. Kujtojmë që para disa kohësh Papa u bë pjesë e rrjeteve sociale pas shuplakës që i dha në dorë një besimtareje kineze e cila nuk ia lëshonte dorën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!