Informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që do të shkojnë në Sardenjë këtë verë.
Blogeri Rogerio Guia nga Dubai u gjobit me 1800 euro për hyrjen në plazhin e mbrojtur Spiaggia Rosa ose Pink Beach në Sardenjë, shkruan The Guardian.
Pas hyrjes në plazh, ai ka bërë foto dhe video, e më pas ka publikuar përmbajtjen në rrjetet sociale. Ai injoroi të gjitha paralajmërimet për ndalimin dhe filmoi veten duke ecur në rërën rozë.
Njerëzit në Sardenjë vunë re postimet e tij dhe e raportuan atë. Zyrtarët e identifikuan shpejt blogerin dhe e gjobitën atë, 300 euro për shkeljen e ndalimit dhe 1,300 euro për mbërritjen në ishull me varkë pa leje. Rogerio përfundimisht mbylli profilin e tij në Instagram.
Spiaggia Rosa konsiderohet si një nga destinacionet më të bukura në botë, e quajtur pas rërës së saj rozë. Shumë vizitorë e morën atë rërë me vete dhe rrezikuan plazhin, ndaj kjo zonë u bë pjesë e një rezervati të mbrojtur në vitin 1998. Plazhi ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Archipelago La Maddalena, dhe është i mundur të shihet gjatë një udhëtimi me varkë.
Për ata që vendosin të thyejnë rregullat, si Rogeria, do të marrin një gjobë prej 300 deri në 3500 euro./abcnews.al