më të rëndësishëm dhe më radikalë nga Jugosllavia Tomislav Gotovac, i cili mbylli sytë në vitin 2010, shpaloset për here të parë në Shqipëri.
Kuratori francezi Pierr Ban Blanc, serinë e fotografive i ka konceptuar të shtrira në tokë në sallën e ekspozitave të galerisë së arteve
Ekspozita është pagëzuar simbolikisht me titullin “ Ungjilli jo kanonik i “ i Gotovac për këtë arsye.
“Është një artist i famshëm që eksperimenton me foto dhe video. Vendosja e fotografive në tokë e ben unike është një element që ai luan me tokën dhe qiellin”, ka thënë ai.
Në profesion ai ishte kineast, ku shënoi arritje dhe theu tabut e kohës me artet pamor ai zhvilloi një praktikë arti multidisiplinor të bazuar në performancë dhe fotografi.
Praktikisht deri në fund të jetës së tij, Gotovac bëri art me të njëjtën vrull, ndërsa përpiqej të reagonte ndaj momentit aktual në një mënyrë kritike të ekuilibruar mirë.
“Ky cikël është realizuar 80 vjeç, ku tërësisht nudo, ironizon gazetar dhe revistat që kishin në koperti nvajza të reja nudo, dhe ai kërkon që secili të respektojë trupin”, shprehet ai.
Edhe pse ai është i njohur më së shumti për kontributin e tij në filmin eksperimental dhe emri i tij mund të gjendet në çdo studim përkatës të këtij fenomeni të shekullit të 20-të, ky artist ishte pararendësi i artit të performancës në një kontekst të përshkruar social-politik dhe veprimet e tij praktikisht dhanë një frymëzim për brezin e ri, duke përfshirë praktikuesen kryesor në botë të artit të performancës, Marina Abramovic.
Ekspozita pasqyron ciklin e fotografive dhe performancat të artistit që nga rinia e deri në fund të jetës së tij përfshire edhe nudot./abcnews.al