Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Fotografi të rezultatit pas larjes së duarve, dezinfektuesi jo aq efektiv sa mendohej

schedule11:20 - 10 Mars, 2020

schedule 11:20 - 10 Mars, 2020

Mund të jetë e vështirë të ndryshoni mënyrën se si keni bërë diçka  deri më tani dhe papritur ta ndryshoni.

Të gjithë ne i lajmë duart duart përditë, dhe sidomos tani nga të dhënat mbi koronavirusin larja e duarve është bërë më e zakontë.

Aktorja Kristen Bell postoi një seri fotografish në Instagram që mamaja e saj i kishte dërguar, duke treguar duart e saj në faza të ndryshme pas larjes.



Duke përdorur një dritë ultraviolet dhe një krem ​​të quajtur Glo-Germ – një vaj mineral që simulon mikrobet, dhe është i dukshëm vetëm nën një dritë ultraviolet – ajo ishte në gjendje të shikonte sa shumë papastërti kishte në duar, edhe pse ato dukeshin të pastra me sy të lirë .

 

Ajo tregoi një ndryshim dramatik midis fuqisë së një larje gjashtë sekonda me sapun dhe një larje 15 sekonda me sapun.

Ekzistonte edhe një ndryshim i dukshëm midis një larje 15 sekondash me sapun dhe një larje 30 sekondash.

Pas 15 sekondash, nëna e Bell ende kishte disa gjurmë  bakteresh  të mbetura  tek gishtërinjtë gjë që  zhduket pas një larje 30 sekondash.

Business Insider kreu një eksperiment të ngjashëm, duke krahasuar  dezinfektuesin e duarve dhe një larje të plotë të duarve 30 sekonda.

Zyrtarët shëndetësorë bien dakort që është një ide e mirë për të gjithë që të përdorin dizenfektuesin  e duarve por i bëjnë thirrje njerëzve që të mos e shohin këtë  si një zëvendësim të larjes së duarve me sapun dhe ujë.

Siç u vu re nga eksperimenti, dezinfektuesi i duarve është efektiv, por jo aq sa larja e duarve shpesh./abcnews.al

1.Duar të palara

 

2.Duar të lara me dezinfektues

 

3.Larja e duarve 30 sekonda me ujë dhe sapun

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!