Fotografi Benjamin Williamson nga New Hampshire ka publikuar një video magjepsëse të realizuar në Parkun Kombëtar të Maleve të Bardha. Një nga malet më të larta, Mount Washington, u pikturua pjesërisht në një ngjyrë rozë falë rrezeve të diellit që po lindte.
Rrezet e diellit reflektuan mbi dëborë, duke i dhënë një pamje mbresëlënëse. “Drita epike në një nga pikat më të bukura New England, në Mount Washington“, ka shkruar fotografi krahas videos. /abcnews.al
Epic Light in one of the prettiest spots in New England, Mount Washington #nhwx #nh pic.twitter.com/KOq8fnGbsg
— Benjamin Williamson (@photographmaine) January 19, 2021