Grusht fytyrës, ky është personi që gjakosi Berishën në shesh

schedule13:03 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 13:03 - 6 Dhjetor, 2022

Ish-kryeministri Berisha u godit me grusht fytyrës në momentin që po shkonte nga selia e PD-së për në bulevardin Dëshmorët e Kombit ku po zhvillohet protesta e opozitës.

Berisha u godit nga një person me veshje të kuqe i quajtur Gert Shehu kur ishte pa mendje dhe ka pësuar hematoma në fytyrë, ndërsa gjaku mbuloi faqet dhe hundën.

Personi në foto është ai që goditi Berishën duke u neutralizuar menjëherë nga badigardët, të cilët e kanë rrahur duke i shkaktuar hematoma në kokë dhe fytyrë.

Fill pas sulmit, Berisha është ngjitur në podium duke akuzuar Ramën për këtë sulm.

“Edi Rama nuk na tremb”, tha Berisha.