Edison Pula dhe Imer Masha të moshës 27 dhe 28 vjeç janë vënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohen për grabitje.
Edison Pula akuzohet në Itali për të paktën 50 vjedhje në Trentino. Pas verifikimeve rezulton se 27-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie, krim për të cilin sipas mediave italiane është dënuar me 20 vjet.
Ndërkohë në momentin e arrestimit, raportohet se shqiptari ka qenë 28-vjeçarin Imer Masha. Të dy u arrestuan pasi akuzohen për një seri grabitjesh që kanë ndodhur në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano-s në Veneto.
Dy shqiptarët u kapen në një qendër tregëtare, ndërsa mësohet se kanë bërë edhe rezistencë gjatë arrestimit.
Për 30-vjeçarin shqiptar raportohet se në Itali kërkohej për vjedhje, trafik droge dhe posedimin e materialeve shpërthyese. Ndërkohë 28-vjeçari tjetër, me inciale Imer Masha ishte dëbuar nga Italia për krime kundër pronës./abcnews.al/


