FOTO/ Zbulohet shtëpia ku u rrit Kate Middleton përpara se të bëhej Princeshë

schedule12:27 - 31 Mars, 2023

schedule 12:27 - 31 Mars, 2023

Edhe pse tani jeton në një Pallat Mbretëror, Kate Middleton u rrit si të gjithë në Berkshire me prindërit e saj Carole dhe Michael.

Fansat e saj hodhën një vështrim të fshehtë në dhomën e ndenjes së shtëpisë në pronë, e cila tani vlen 875 mijë euro. Hapësira kishte një oxhak, mure kremi, një tavolinë druri, një dritare me pamje nga jashtë, një pasqyrë të bardhë, një karrige të vendosur në cep nën disa rafte druri dhe një dysheme druri.

Prindërit e Kate Middleton kaluan 16 vjet në pronën viktoriane me tre fëmijët e tyre, James, Kate dhe Pippa Middleton, por e shitën në vitin 1995.

Familja u transferua në Oak Acre, gjithashtu në Berkshire, dhe në vitin 2012 blenë Bucklebury Manor për 5 milionë euro në mënyrë që të kishin më shumë privatësi kur Kate Middleton iu bashkua familjes mbretërore./abcnews.al