Gjatë merkatos së verës klubet e Superligës së Kosovës ishte shumë aktivë dhe arritën të transferojnë disa nga lojtarët më të mirë të rajonit, mes tyre edhe të Kategorisë Superiore.
Shqipërinë e lanë lojtarë si Muça, Jashanica e Gripshi, teksa një pjesë e mirë e tyre nuk arritën të ambientohen në futbollin dardan dhe tashmë pas mbylljes së fazës së parë të kampionatit, kanë fituar edhe nofkën “dështime”.
Gazeta Olle nga Kosova ka hartuar një formacion të tërë me dështime, nga të cilët plot pesë kanë luajtur së fundmi në Kategorinë Superiore, ku ishin në listën e më të mirëve të kësaj lige.
Sabien Lilaj dhe Gentian Muça të Prishtinës, Arbër Çyrbja i Gjilanit, Bedri Greca i Feronikelit dhe Bajram Jashanica i Ballkanit kanë dalë jashtë pritshmërive për keq në këtë aventurë të tyre në Dardani. /acbnews.al