Rikthimi i Etrit Berishës në Serie A është drejt materializimit. Portieri i Kombëtares sonë do të firmosë me Torinon, duke zëvendësuar Salvatore Sirigu, i cili do të largohet, pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit.
Lajmi i ri është se Berisha ditën e sotme ka qenë në kampin stërvitor të Torinos, ku ka zbarkuar për të kryer vizitat mjekësore, para se të firmosë kontratën me klubin, ku luan edhe Mërgim Vojvoda.
Berisha rikthehet në Serie A, ku ka luajtur më parë me SPAL, Lazio dhe Atalantan. Sezonin e fundit 32-vjeçari qëndroi me skuadrën nga Ferrara në Serie B, pasi nuk mundi të sigurojë kalimin në një tjetër klub prej situatës së vështirë nga Covid-19. /abcnews.al


