Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Yuri Kim viziton kopshtin e fëmijëve në Kukës: Të sigurt dhe të shëndetshëm

schedule15:55 - 25 Maj, 2021

schedule 15:55 - 25 Maj, 2021

Gjatë vizitës së saj të parë në Kukës, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka vizituar kopshtin nr.1 në qytet, i cili është në listën e kopshteve që përdorin paketat e higjienës së shpërndara gjatë pandemisë nga UNICEF ku SHBA ka kontribuar me .4 milionë dollarë.

“Ambasadorja Kim vizitoi kopshtin Nr. 1 në Kukës sot, njëri nga disa prej kopshteve që po përdorin paketat e higjenës të shpërndara në kuadër të fushatës parandaluese për COVID19 të UNICEF, për të cilën qeveria e Shteteve të Bashkuara kontribuoi me 1.4 milionë dollarë në mbështetje të përgjigjes për COVID-19 në Shqipëri.

Këto paketa, të cilat përmbajnë pajisje pastrimi dhe dezinfektimi, po ndihmojnë në mbajtjen e fëmijëve shqiptarë të sigurt dhe të shëndetshëm!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.



Kim ka takuar fëmijë të këtij kopshti dhe pjesëtarë të personelit. Më herët ambasadorja u ndal në ambientet e Bashkisë  Kukës ku u takua me kryebashkiakun Safet Gjici dhe pa nga afër sheshin ku u pritën shqiptarët e Kosovës në periudhën e luftës. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!