Personi që shihni në foto është Daniel Pepa, autori i vrasjes së Flori Paluçit në Manzë të Durrësit.
21-vjeçari Pepa është shpallur në kërkim nga policia, lidhur me ngjarjen e rëndë.
Ndërkaq, katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit. Ata dyshohet të kenë lidhje me krimin e dyfishtë, ku i vrarë mbeti edhe Aranit Kurti, mik i Daniel Pepës.
Katër të arrestuarit, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi janë Ergi Kadiu, Taulant dhe Emirjan Beqja dhe Erald Cani./abcnews.al

