Policia italiane ka rrethuar zonën në lagjen Liberta në Bari të Italisë, për të hetuar në lidhje me vrasjen e një shqiptari, të ndodhur rreth orës 16:00 të pasdites së sotme. 29-vjeçari shqiptar Santino Xhyra me precedent të mëparshëm penalë u vra me tre plumba, në gjoks dhe bark ndërsa nuk është ende i qartë vendi ku u qëllua ai.
Xhyra u dërguar me urgjencë drejt spitalit me një makinë private e cila dyshohet se drejtohej nga një tjetër shqiptar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mund të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Ishin pikërisht mjekët ata që njoftuan policinë e cila shkoi menjëherë në lagjen ku ndodhi ngjarja për të zbardhur rrethanat e plota të saj.
Mediat italiane shkruajnë se pikërisht në këtë zonë më 29 Gusht të vitit 2014 u vra një tjetër shqiptar, Florian Mesuti i cili u përfshi në një sherr me një të ri nga Bari./mv.abcnews.al