Aktori i njohur për rolin e Ezelit në serialin e famshëm turk, Kenan Imirzalıoğlu u bë baba për herë të parë në tetor të vitit të kaluar. Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal solli në një jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Lale.
Megjithëse, çifti janë përpjekur ta ruajnë veten nga vëmendja dhe kureshtja e publikut, nuk ia kanë dalë të jenë jashtë titujve dhe mediave sociale.
Mirëpo, së fundmi, Sibel ka zbuluar më në fund një pjesë të portretit të vogëlushes, plot 6 muaj pas lindjes.
Menjëherë pas postimit të një videoje me vajzën që e mbante në shpinë, ajo u përball me një lum komentesh, përgëzimesh, urimesh. Fansat kanë nxituar të pyesin se kujt i ngjan më shumë vogëlushja, madje kanë dërguar edhe përshtypjet e tyre të para./abcnews.al