Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa është shumë aktive në rrjetin social, Instagram.
Ajo poston herë pas here foto nga më artistiket që tërheqin vëmendjen e ndjekësve.
Mirëpo, sot si rrallëherë, Ajola ka publikuar një foto të të birit, i cili shfaqet në veprën e artit “Bukurshkrimi”, të realizuar nga artisti Adrian Paci.
“Biri ❤️ ne vepren e artit publik “Bukurshkrimi”, nga artisti Adrian Paci, kuruar dhe realizuar nga Harabel Contemporary”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, Kajan, i cili një muaj më parë festoi dyvjetorin e lindjes duket se është rritur shumë dhe mesa duket që tani ka filluar të tregojë që i pëlqen arti. l.k/abcnews.al