Krimi në familje shënoi dy viktima, pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka shokuar kryeqytetin, pasi vëllai vrau vëllanë dhe kunatën.
Abcnews.al ka siguruar fotot e viktimave. Çifti i bashkëshortëve Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti, u qëlluan për vdekja nga Arsen Muskurti, brenda agjencisë që kishin në pronësi në rrugën “Islam Alla”.
Vrasja dyshohet të ketë ardhur për konflikteve që vëllezërit dhe kunata kishin me njëri-tjetrin. Menjëherë pas krimit autori është larguar dhe policia e ka shpallur atë në kërkim.
/abcnews.al