Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vdekja e 15-vjeçares shqiptare në Greqi, xhiroja e fundit me shokët

schedule14:02 - 4 Korrik, 2022

schedule 14:02 - 4 Korrik, 2022

Mediet greke kanë publikuar fotot e adoleshentes shqiptare dhe të 23-vjeçarit  gjeorgjian, që humbën jetën në mënyrë tragjike në një aksident automobilistik në Chania të ishullit të Kretës në Greqi.

Mbarë opinioni publik është tronditur në Kretë nga vdekja tragjike e dy të rinjve, të cilët bashke me dy  të rinj të tjerë ishin nisur të bënin xhiro buzë detit në Chania.



Në foto 23-vjeçari gjerorgjian që ndërroi jetë dhe e dashura e tij e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Sipas medieve greke makina me të cilën po udhëtonin të rinjtë  është përplasur kokë më kokë me një mjet bujqësor që kalonte në rrugë.

Dy të rinjtë që ishin më mjet me dyshen  fatkeqe ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në mjetin bujqësor ishin dy persona, drejtuesi i mjetit dhe nëna e tij e moshuar.

Protothema.gr shkruan se  23-vjeçari nuk kishte leje drejtimi për makinën, e cila i përkiste nënës së tij./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!