FOTO/ Vatikani prezanton monedhën e re dedikuar Ukrainës

schedule19:52 - 2 Korrik, 2022

schedule 19:52 - 2 Korrik, 2022

Në Palazzo della Cancelleria  të Vatikanit u bë prezantimi i monedhës së argjendtë të bamirësisë Papale për të ndihmuar Ukrainën.

Në këtë aktivitet morën pjesë të ftuar të nderuar, përfaqësues të ambasadave në Selinë e Shenjtë dhe artistë të Teatrit të Operas dhe Baletit në Kharkiv.

Gjatë prezantimit, të gjithë mund të blinin monedhat e reja.

“Fondet e marra nga shitja e monedhës, me vlerë 50 euro, do të drejtohen në iniciativat e Papa Françeskut për të ndihmuar popullin e Ukrainës të prekur nga lufta”, tha Ministria e Punëve të Jashtme. /abcnews.al