Ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) po vazhdojnë operacionet brenda Rripit të Gazës, pasi komandantët pretenduan se trupat kishin rrethuar Gazën.
“Sot ekziston Gaza veriore dhe Gaza jugore,” tha admirali Daniel Hagari, duke e quajtur atë një “fazë të rëndësishme” në luftën e Izraelit kundër grupit militant Hamas.
Ushtria izraelite postoi imazhe të trupave të saj, që supozohet se janë brenda Gazës, duke kryer operacione, me forcat që priten të hyjnë në qytetin e Gazës brenda 24-48 orëve të ardhshme.
/abcnews.al