Një urë prej qelqi është hapur në Kinë. Ura Ruyi, e gjendur në provincën Zhejiang, nisi të ndërtohej në 2017-ën, për të përfënduar në 2020. Ajo është kthyer në një nga vendet më preferuara të zonës, për shkak të veçantisë së saj.

E cilësuar si ura më e pazakontë në botë, shumë përdorues besonin se nuk ishte e vërtetë.
Ura ka një gjatësi prej 100 metrash dhe një lartësi prej 140 metrash, dhe ndodhet në luginën Shenxianju. Është e përbërë nga tre pjesë, njëra prej të cilave është bërë prej qelqi transparent. Vendasit mezi po presin të mbarojë pandemia që të vijnë sa më shumë turistë ta vizitojnë./abcnews.al

