FOTO | Unaza 650 mijë euro e Ronaldos, sa shumë polemika në rrjet

schedule13:07 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 13:07 - 30 Dhjetor, 2019

Cristiano Ronaldo fitoi çmimin si lojtari më i mirë i vitit në Globe Soccer Awards, ceremoni që u zhvillua në Dubai.

Pasi mori këtë çmim prestigjioz për herë të gjashtë në karrierën e tij, ylli portugez dha dhe një intervistë, aty ku vëmendje të madhe kanë marrë bizhuteritë që ai mbante në dorë.

 

Ora dhe unaza e Cristiano Ronaldos!

 

Përveç orës së shtrenjtë, ylli portugez ka në gisht dhe një unazë shumë të shtrenjtë: Me vlerë plot 650 mijë euro. Kjo unazë ka shkaktuar shumë polemika në internet, pasi cilësohet si unazë për fejesën e femrave.

Për femra apo jo, Ronaldo duket që nuk i intereson aspak dhe vazhdon të mbajë veshur unazën që ka vlerë të majme./abcnews.al

 

Unaza e Cristiano Ronaldos, me vlerë 650 mijë euro!